Së shpejti do të draftohet ligji për mohimin e krimeve të luftës nga Serbia
FOTO: Laura Hasani

Së shpejti do të draftohet ligji për mohimin e krimeve të luftës nga Serbia

Aktuale April 19, 2019 - 13:26
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëskryeministri i vendit Enver Hoxhaj në një konferencë të përbashkët me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri ka njoftuar që në javët në vazhdim do të draftohet ligji që ka të bëj me mohimin e krimeve të Serbisë në Kosovës gjatë luftës së fundit, raporton “Zëri.info”.

“Gjatë javës që po mbyllet sot ka pasur një kërkesë të madhe të sqarohet iniciativa e fundit ligjore për mohimin e krimeve që ka bërë Serbia në Kosovë. Ne sot biseduam rreth modaliteteve dhe i takon ministrisë së Drejtësisë që ta hartojnë këtë ligj dhe të dalin me një model konkret”, ka konfirmuar Hoxhaj.

Duke komentuar deklaratat e fundit nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për mohimin e krimeve të luftës, Hoxhaj ka thënë që është duke u bërë një krim i dyfishtë.

“Mohimi i krimeve është një krim i dyfishtë dhe një ofendim për familjet dhe ndaj shoqërisë së Kosovës dhe në draftimin e këtij ligji ne do të marrim për bazë se si në kulturën evropiane ligjore janë parandaluar raste të tilla të mohimit të krimeve”, ka thënë tutje zëvendëskryeministri.

Hoxhaj ka folur edhe për letrën të cilën dje kryeparlamentari Veseli u ka dërguar vendeve të Evropës e ku u ka kërkuar njohjen e krimeve të luftës të kryera nga Kosova.

“Kryetari i Kuvendi u ka dërguar letër zyrtarëve vendeve të Evropës ku u kërkohet që ta njohin krimin e Serbisë në Kosovë. Natyrisht që fryma e iniciativës dhe qëllimi i iniciativës dhe objektivat e iniciativës janë evropiane”, ka thënë ai.

Image

Ndërsa ka qenë ministri i drejtësisë Abelard Tahiri ai i cili para mediave ka konfirmuar që ministria të cilën ai e udhëheq do ta marrë përsipër drafitimin e këtij ligji

“Tashmë Ministria e Drejtësisë do të marr kompetencën për hartimin e këtij ligji. Ne jemi të përkushtuar që të kemi një shoqëri multietnike. Ky vit shënon 20 vjetorin e masakrave të serbëve në Kosovë dhe ne nuk kemi parë që drejtësia i ka dërguar në vend krimet e kryera në Kosovë. Ne shohim një tendence të keqe nga presidenti serb i cili po mohon krim,et e kryera nga serbët në Kosovë. Lufta vazhdon të jetë një plagë e rëndë për Kosovën”, ka thënë Tahiri. /ZËRI