Këta janë kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të komunave veriore

Këta janë kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të komunave veriore

Aktuale April 19, 2019 - 09:24
Lexoni detajet

Lista Serbe ka pritur momentet e fundit t’i hyjë garës në zgjedhjet, që do të mbahen më 19 maj të këtij viti në katër komunat veriore. Përpos kësaj partie serbe, garës do t’ia mësyjnë PDK-ja dhe LVV-ja, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Lista Serbe (LS) në orët e vona të së enjtes e ka dorëzuar aplikacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 19 maj të këtij viti.

Gazeta “Zëri” ka siguruar listën me emrat e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Kandidat për kryetar të komunës së Leposaviqit nga Lista Serbe është Zoran Todiq, për kryetar të Zubin Potokut Srdjan Vuloviq, për kryetar të Zveçanit Vuçina Jankoviq si dhe për Mitrovicës të Veriut Goran Rakiq.

Përveç Listës Serbe, në zgjedhjet për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviçin dhe Zubin Potokun do të marrin pjesë edhe dy subjekte politike shqiptare: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje./ZËRI

Image