Haradinaj: Agim Ramadani, Sali Çeku e Rrustem Berisha ishin njerëzit e dëshpëruar të FARK-ut

Haradinaj: Agim Ramadani, Sali Çeku e Rrustem Berisha ishin njerëzit e dëshpëruar të FARK-ut

Aktuale prill 18, 2019 - 23:07
Lexo Detajet

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, ish-komandant në Betejën e Koshares, ka thënë se Agim Ramadani ishte dëshpëruar pse ishte tërhequr nga fronti në Junik.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se nuk duhet të kemi frikë ta pranojmë se ka pasur dy grupe që janë bashkuar në Koshare.

Ai ka thënë se Agim Ramadani, Rustem Berisha, Seli Çekaj kanë dashur të mbështeten te UÇK-ja. Sipas tij ata kanë qenë pjesa e revoltuar e FARK-ut.

“Këta kanë qenë pjesa e mbetur anash edhe prej FARK-ut edhe prej betejës. Ata donin të luftonin për Kosovën. Këta e kanë ndier veten të zhgënjyer dhe e kanë ndier veten keq që kanë dalë nga fronti”.

“…Edhe Sali Çeku edhe Rrustem Berisha, Agim Ramadani kanë vepruar nën komandën e Haziz Hysenit në Junik. Këta kanë dalë kur ka ra Juniku-tri ditë përpara. Ata kanë qenë çdoherë të dëshpëruar me të gjithë sepse nuk ju është ofruar ndihmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nasim Haradinaj thotë se këta janë larguar nga Juniku pa urdhër të komandantit.

Ai thotë se këta kanë qenë pjesa që kanë dashur të luftojnë e “jo të bëjnë filma”.

“Betimi i Agim Ramadanit ka qenë të arrijë deri në Junik dhe ka thënë se nëse arrin aty nuk do të ndalet deri në Zhegër”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj.