'Vetëvendosje' merr pjesë në zgjedhjet në veri

'Vetëvendosje' merr pjesë në zgjedhjet në veri

Aktuale April 18, 2019 - 19:23
Lexo Detajet

“Lëvizja “Vetëvendosje” e ka dorëzuar në KQZ aplikacionin për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 19 majit 2019 në katër Komunat në veri të Kosovë, raporton portali Zëri.info.

“Kemi pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto 4 komuna”, kanë thënë për “Zërin” zyrtarë të KQZ-së.

Një ditë më herët aplikacionin për pjesëmarrje në këto zgjedhje e ka dorëzuar PDK-ja, përderisa Lista Serbe ende nuk e ka dorëzuar një aplikacion të tillë, ndonëse sonte në mesnatë skadon afati ligjor. /Zëri/