Studentët kosovarë lënë mbrapa universitetet me renome botërore në Vjenë

Studentët kosovarë lënë mbrapa universitetet me renome botërore në Vjenë

Aktuale April 18, 2019 - 18:44
Lexoni detajet!

Gjashtë studentë kosovarë, Levik Rashiti, Vlera Rexha, Ylli Sadiku, Gerta Ragipi, Zgjim Mikullovci e Donika Bunjaku  në garën e organizuar për fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Komerciale dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar kanë arritur të rëndisin Universitetin e Prishtinës në mesin e 380  universiteteve më të mira të botës, duke lënë mbrapa, Universitetin e Harvardit, New Yorkut e Yale University.

Ata në këtë garë të quajtur ‘Olimpiada e Drejtësisë’ i ka udhëhequr deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka dhënë lajmin për këtë arritje historike.

Osmani thotë se me të drejtë Kosova krenohet pë arritjet në muzikë dhe sport, por thotë se nuk ka asnjë reagim për këtë arritje historike të studentëve nga Kosova.

Deputetja e LDK’së thotë që Kosova duhet të investojë shumë në arsim, bazuar në këtë sukses historik.