Përkujtohen dëshmorët e Prishtinës

Përkujtohen dëshmorët e Prishtinës

Aktuale April 18, 2019 - 18:22
Lexo Detajet

Në një akademi përkujtimore janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Prishtinës të rënë 20 vite më parë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli para të pranishmëve ka marrë fjalën e ku ka kujtuar deshmorët e Prishtinës të rënë për lirinë e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“Sot po bëhen 20 vite dhe këtu po përkujtojmë të rënët për liri. Dëshmorët ranë që vepra e tyre të bëhet dritë për ata që duan vendin. Ata nuk u përulën asnjëhere para sfidave. Ata ranë për të na trasuar rrugën dhe për dashurinë për vendin”, ka thënë Pacolli para të pranishmëve.

Kujtojmë që këta dëshmorë luftuan në fshatrat e Zonës se Gollakut dhe në vendet tjera përreth Prishtinës.

Kjo Akademi Përkujtimore është organizuar nga Komuna e Prishtinës ndrërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati./Zeri

Image