Vuçiq kërcënon, Haradinaj kundërpërgjigjet

Vuçiq kërcënon, Haradinaj kundërpërgjigjet

Aktuale April 17, 2019 - 21:43
Lexo tjera detaje

Ditën e Shëngjergjit, Aleksandër Vuçiq, do tregojë se cilat masa do i merr Serbia kundrejt Kosovës.

Me këtë paralajmërim, Presidenti i Serbisë, sqaroi se nëse nuk ka lëvizje deri më gjashtë maj, atëherë Beogradi humb durimin me tarifën 100% ndaj mallrave të tyre vendosur nga Prishtina.

Ultimatumit të Vuçiqit, iu kundërpërgjigj Kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri është kundërpërgjigjur: “Në vend të ultimatimeve, t’i kthehemi tavolinës dhe të arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke. Deri tani ulimatumet, kërcënimet nuk japin rezultatet e duhura në Ballkan.”

Ai në një intervistë dhënë Klan Kosovës ka thënë se nuk e di saktë se për çfarë masash po auludon Serbia, por pret pajtim dhe njohje reciproke në kufijt ekzistues, shkruan Blic.