LDK: Dialogu nuk duhet të vazhdojë pa shkuar vendi në zgjedhje

LDK: Dialogu nuk duhet të vazhdojë pa shkuar vendi në zgjedhje

Aktuale prill 16, 2019 - 11:07
Lexo Detajet

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë filluar sërish të kërkojnë vazhdimin e procesit të negociatave Kosovë - Serbi dhe pezullimin e tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe e atyre boshnjake. Pas një takimi që ka pasur dje me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Komisionari për Zgjerim nga BE-ja, Johanes Hahn, ka thënë se rinisja e dialogut i kontribuon edhe rajonit, jo vetëm palëve të përfshira në këtë proces, shkruan gazeta "Zëri".

E deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri ka thënë për “Zërin” se dialogu nuk duhet të vazhdojë pa shkuar vendi në zgjedhje. Sipas saj, arsye që duhet shkuar në zgjedhje është edhe fakti që po ka probleme me kalimin e ligjeve dhe që sipas saj, i ka humbur besueshmëria çdo institucioni.

LEXO EDHE: Thaçi flet për vizat, Hahn për taksën

“Ne e kemi atë qëndrim, i cili është i pandryshuar. Sot kemi një seancë në Kuvend në të cilën nuk po mund të kalohet thuajse asnjë pikë e rendit të ditës sepse koalicioni qeverisës nuk i ka votat, të mos flasim pastaj për rënien e imazhit ose për humbjen e besueshmërisë që e ka bërë në çdo institucion, duke u nisur prej presidentit e me radhë në Republikën e Kosovës. Kështu që e vetmja zgjidhje e këtij problemi është shkuarja në zgjedhje”, ka theksuar Gaxherri për “Zërin”.