“Termokosi” vazhdon ngrohjen e Prishtinës edhe pas të hënës

“Termokosi” vazhdon ngrohjen e Prishtinës edhe pas të hënës

Aktuale prill 16, 2019 - 10:08
Lexo Detajet

Mbi vendin tonë po mbretërojnë temperatura të ulëta, të cilat sipas parashikimeve meteorologjike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Për këtë shkak,  NP “Termokos” Sh.A në koordinim me KEK-un ka vendosur që të vazhdojë furnizimin me ngrohje.

Afërdita Uka zëdhënëse e Termokos-it, tha se edhe pse ligjërisht sezoni i ngrohjes 2018/2019, në kushte normale klimatike do të duhej të përfundonte, të hënën vazhdimi i furnizimit me ngrohje është në harmoni të plotë me ligjet në fuqi dhe me rregulloret e ZRRE-së, sipas të cilave sezoni ngrohës mund të zgjatet në varësi të kushteve klimatike.

“Termokos” Sh.A do të vazhdojë të përcjellë me kujdes lëvizjen e temperaturave dhe në varësi të tyre do të vazhdojë të furnizojë me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore gjithë konsumatorët për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Ajo bëri me dije se këtë vit do të shtrihet edhe rrjeti i “Termokos-it”, të rrjetit.

“Ka shumë kërkesa për shtrirje të rrjetit. Do të zgjerohet në Lagjen “Kalabria”, në Rrugën “B”, etj”, tha ajo në Rtk.