Profesorat dhe nxënësit në ekskursion, i “vendoset dryni” një shkolle në Han të Elezit

Profesorat dhe nxënësit në ekskursion, i “vendoset dryni” një shkolle në Han të Elezit

Aktuale prill 16, 2019 - 09:31
Lexoni detajet e fundit

Shkolla e Mesme “Dardania”, në Han të Elezit do të jetë e mbyllur për disa ditë. Kjo pasi që mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle për disa ditë ndodhen për ekskursion në Shqipëri.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe drejtori për arsim në këtë komunë, Menduh Vlashi.

Sipas tij, e njëjta gjë është praktikuar edhe vitin e kaluar, derisa orët e humbura thotë se janë zëvendësuar.

“Po sot maturantët kanë shkuar në Shqipëri, ka aq pak staf dhe është e pamundur të zhvillohet procesi mësimor. Ne si komunë jemi të njoftuar, kështu ka ndodhë edhe vitin e kaluar, ata kthehen të premten”, ka thënë Vlashi në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, shkolla në fjalë ka gjithësej 12 mësimdhënës, kurse 16 bashkëpunëtor.

Kujtojmë faktin se kjo është periudha kur maturantët zhvillojnë një ekskursion disa ditor në Shqipëri.