Kuvendi nuk miraton rezolutën që i ndalon Thaçit të diskutoj për shkëmbimin e territoreve

Kuvendi nuk miraton rezolutën që i ndalon Thaçit të diskutoj për shkëmbimin e territoreve

Aktuale prill 15, 2019 - 12:16
Lexoni më shumë detaje

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë propozim rezolutën në lidhje me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri.info”.

Për shkak të mungesës së kuorumit nuk u votua as propozim-rezoluta lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës dhe propozim-rezoluta lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave./Zëri/