Opozita mashtron pozitën, të gjithë në gaz kur flet Konjufca

Opozita mashtron pozitën, të gjithë në gaz kur flet Konjufca

Aktuale prill 15, 2019 - 12:01
Lexoni më shumë detaje

Kuvendi i Kosovës i ka vazhduar për 30 ditë afatin Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, raporton “Zëri.info”.

Deputetë nga pozita vendosën që t’ia vazhdojnë mandatin këtij komisioni, pas vendimit të opozitës që t’i bojkotojnë pikat tjera të rendit të ditës.

Opozita dhe pozita u dakorduan që nëse komisionit hetimor për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq i vazhdohet mandati, opozita do t’i votoj pikat tjera.

Pozita votoi për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni, por që opozita nuk votoi për miratimin e ligjit për miniera dhe minerale.

Me këtë rast, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi opozitën e quajti si mashtruese.

“Këta janë mashtrues që nuk janë në gjendje dy minuta një marrëveshje me mbajt”, tha ai.

Menjëherë pas Krasniqi, reagoi edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i cili tha se ai ka votuar por që deputetët e Vetëvendosjes nuk po e dëgjojnë.

“Unë votova po grupi parlamentar nuk po më ngon. Çfarë kam faj unë”, tha ai.

Konjufcës ia ktheu, kryeparlamentari Kadri Veseli i cili me shaka i tha se i ka lëviz autoriteti kohëve të fundit./Zëri/