Hoxha: MSA-ja ka ndikuar në rritjen ekonomike
FOTO: Laura Hasani

Hoxha: MSA-ja ka ndikuar në rritjen ekonomike

Aktuale prill 15, 2019 - 11:56
Lexoni më shumë detaje

Prej hyrjes një fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ka pasur rritje ekonomike. Kështu tha sot ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në diskutimin për përfitimet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, raporton Zëri.info.

Duke përmendur reformat që Kosova pretendon ti arrijë përmes MSA-së, Hoxha u shpreh se reformat do të marrin kohë porse ndikimi i tyre do të jetë i pakontestueshëm.

“Sa i përket në përgjithësi të planit të MSA-së është një zbatim i rëndësishëm por neve na nevojitet të kemi një fuqizim edhe më të madh. Na mbetet të miratojmë legjislacionit për luftimin e korrupsionit në institucionet e larta të vendit. Të ndryshojmë ligjin për partitë politike që të sigurojmë llogaridhënie më të madhe. Ne na nevojitet që reformat të jenë më të shpejta dhe të zbatohen në formë efikase. Mos të lidhemi me përqindje por edhe zbatimin efektiv që mund ta kenë këto reforma”, ka thënë Hoxha.

Ajo theksoi se MSA-ja e trason rrugën e Kosovës drejtë BE-së.

Image

Ndërsa Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në këtë diskutim u shpreh se nëse Marrëveshja e Stabilizim Asociimit implementohet si duhet, do të sjellë benefite të mëdha për Kosovën.

“Përmbushja e standardeve ka përgjegjësi të ndryshme në institucione dhe implementimi i tyre pritet me rregullu cilësinë e jetës së Kosovës, MSA-ja është e drejtë të tregoj dhe shkoj tutje në shtegun evropian dhe gjitha këto rregullojnë standardin e jetës suaj”, tha Apostolova.

Tutje ajo tregoi se Zyra e Be-së është duke bërë një kampanjë për ti njoftuar bizneset me standardet e BE-së, raporton tutje “Zëri.info”.

“Kampanja do organizohet nëpër komunat e Kosovës do grupohet në 10 ngjarje që përfundojnë në qershor. Është e rëndësishme që përveç kampanjës institucionet e Kosovës implementojnë rregullore, siguria në punë është sfidë e madhe që publiku të qëndroj i mbështetur në integrimin e BE-së dhe reformat që kërkohen, por po mundohemi të rrisim vetëdijen me kampanja të ndryshme”, tha ajo./Zëri