Kuvendi si jep mandat shtesë Komisionit për hetimin e rastit të depërtimit të 6 turqve

Kuvendi si jep mandat shtesë Komisionit për hetimin e rastit të depërtimit të 6 turqve

Aktuale April 15, 2019 - 11:42
Lexoni më shumë detaje

Kuvendi i Kosovës nuk ia ka zgjatur edhe për 30 ditë mandatin Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, raporton “Zëri.info”.

Për shkak të mungesës së kuorumit, nuk iu vazhdua afati shtesë këtij komisioni.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla tha para deputetëve se për shkak të punës së madhe, ata edhe kanë kërkuar që tu vazhdohet mandate.

“Komisioni është themeluar me vendim të këtij Kuvendin. Ne kemi pasur mandatin 4 mujor, për shkak të volumit të punës ne kemi kërkuar që mandati të vazhdohet edhe për 30 ditë”, tha ai.

LEXO EDHE: Deputetët formojnë komisionin për krimet serbe në Kosovë

Përndryshe, kjo pikë e rendit të ditës, për vazhdim të mandatit për Komisionin hetimor në lidhje me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, mund të hidhet në votim prapë gjatë ditës së sotme./Zëri/