Haxhiu: Qytetarëve u ka humbur shpresa, Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim
FOTO: Laura Hasani

Haxhiu: Qytetarëve u ka humbur shpresa, Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim

Aktuale prill 15, 2019 - 09:21
Lexoni më shumë detaje

Më datën 11 prill të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me ikjen masive të të rinjve nga Kosova. Megjithatë për shkak të mungesës së kuorumit ata nuk arritën as të votojnë një rezolutë në lidhje me këtë çështje. E për ikjen e të rinjve një zgjidhje urgjente nuk e ka paraparë as Qeveria e Kosovës, shkruan sot gazeta "Zëri" 

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se qeveria “Haradinaj” nuk ka marrë asnjë veprim konkret për ta zhvilluar vendin. Sipas saj, është shqetësuese që të rinjtë në mënyrë legale po lëshojnë vendin e kjo siç ka thënë ajo po bëhet për shkak se atyre u ka humbur shpresa.

LEXO EDHE: Kosova po zbrazet, deputetët e Qeveria me duar në xhepa

“Ky është shqetësimi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje, sepse është e vërtetë që ne kemi pasur migrim ilegal në të kaluarën, por ka qenë më tepër i dukshëm, pra është parë që qytetarët po largohen. Tani çfarë po ndodh është që migrimi është legal, largimi i qytetarëve nga vendi po mund të bëhet edhe me viza, sidomos me viza pune. Problemi këtu qëndron se shpresa ka humbur te rinia jonë. Vetëdija për një shtet do të duhej të kërkonte problemin kryesor. Nëse ne shohim që qytetarëve të Kosovës u ka humbur shpresa duhet t’i përvjelim mëngët, ne do të duhet të punojmë pa ndalur derisa ta rikthejmë atë shpresë”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka thënë se duhet të merren masa që qytetarët që kanë ikur të kthehen në Kosovë.

“Kemi parë një diskutim në Kuvendin e Kosovës, nga ai debat nuk kemi pasur mundësinë që të votojmë ndonjë rezolutë. Edhe në atë ditë kam thënë që e vetmja pikë për të cilën do të duhej të kishte pajtim të plotë do të duhej të ishte që qeveria ‘Haradinaj’ ose të dorëhiqet, ose të rrëzohet. Përveçqë qytetarët tanë janë të papunë dhe po e lëshojnë vendin për të kërkuar një jetë më të mirë, jetë të cilën ia ka vjedhur PANhajnia, po ndodh që edhe qytetarët të cilët kanë paga mesatare po e lëshojnë vendin. Kjo ndodh për shkak se nuk mjafton vetëm paga, por qytetari kërkon edhe arsim të mirë, shëndetësi, edukim e mirëqenie”, ka thënë ajo.

Përndryshe, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur javën e kaluar deputetë tjerë të partive opozitare kanë kërkuar të merren masa që të rinjtë të kthehen në Kosovë.....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës "Zëri", si dhe në versionin online me parapagim online.zeri.info)