Ftesat e Mitrovicës së Veriut, 'zhduket' Kosova
FOTO: ZERI

Ftesat e Mitrovicës së Veriut, 'zhduket' Kosova

Aktuale prill 13, 2019 - 08:11
Lexo tjera detaje
Image

Ftesat që u janë dërguar asamblistëve shqiptarë të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut për seancën e radhës së Kuvendit, e cila mbahet më 16 prill 2019, përveçqë nuk kanë vulë, nuk kanë as simbole të Republikës së Kosovës, madje nuk e kanë as emrin Kosovë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Dejan Gureshiq, ka ftuar për të martën e ardhshme seancën e 12-të të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, në të cilën mes tjerash do të diskutohet edhe për gjendjen e sigurisë dhe për atë politike në komunën veriore. Por ftesat që u janë dërguar asamblistëve shqiptarë nuk kanë asnjë simbol të Republikës së Kosovës, nuk kanë as vulë, por vetëm nënshkrimin e kryesuesit Dejan Gureshiq, madje nuk kanë as emrin Kosovë as shqip e në as në gjuhen serbe., shkruan Gazeta "Zëri".

"Skupstina Opstine Severna Mitrovica – Kuvendi i Komunës Mitrovica e Veriut – Municipal Assembly of North Mitrovica. Mitrovicë e Veriut, 10.04.2019. Të nderuar delegatë/e, ju ftoj që më datën 16.04.2019 duke filluar në orën 15:00 të merrni pjesë në seancën e 12-të të rregullt të KK Mitrovicë e Veriut me rendin e ditës në vijim:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e 11-të e rregullt e KK Mitrovicë e Veriut,

2. Miratimi i procesverbalit nga seanca e parë e jashtëzakonshme,

3. Politike – situata e sigurisë në komunën e Mitrovicës së Veriut,

4. Të ndryshme. Seanca do të mbahet në sall]ën e NKP ‘Standard’, në rrugën ‘Filip Visnjic’, nr. 22. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Mitrovicë e Veriut, dr. Dejan Gureshiq", është shkruar saktësisht në ftesë, të cilën e posedon gazeta “Zëri”.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, ka thënë për “Zërin” se është befasuar me ftesën, e cila nuk përmban asnjë simbol të shtetit të Kosovës e madje as emrin Kosovë./ZËRI

Image