Daka e habitur me vendimin e Thaçit për zgjedhjet në Veri

Daka e habitur me vendimin e Thaçit për zgjedhjet në Veri

Aktuale April 08, 2019 - 18:49
Lexo Detajet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

Vendimi i presidentit Thaçi i kishte ardhur papritur edhe vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë e thotë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Sot presidenti i Kosovës me dekretin e tij ka shpallë zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore për 4 komuna dhe këto zgjedhje do mbahen më 19 maj të këtij viti. KQZ ka caktuar takimin e radhës që do marrë disa vendime menjëherë pas shpalljes këto zgjedhje janë të parakohshme. E dimë që këto vendime janë marrë pa kaluar në këshilla të KQZ-së edhe zgjedhjet janë shpallë sot dhe nuk e dimë se si janë shpallur”, ka thënë Daka, raporton EO.

Në mbledhjen e KQZ-së, Daka njoftoi edhe për datat e fillimit dhe mbarimit të proceseve para zgjedhore.

Sipas saj, subjektet politike do të fillojë me 8 prill dhe përfundon me 19, ndërsa fushata zgjedhore nis më 13 maj dhe përfundon me 17 maj.

“Afatet për tubime zgjedhore do fillojmë me 13 maj dhe do përfundojnë më 17 maj. Afati për aplikim i subjekteve politike do fillojë më 8 prill dhe do përfundojë më 19 prill. Aplikimi i subjekteve politike do fillojë më 9 prill dhe do përfundoj më 18 prill. Emërimet e komisonenve komunale të zgjedhjeve do fillojë më 15 prill. Certifikimi i listës së votuesve do bëhet me 13 maj mdërsa publikimi i qendrave të votimit do bëhet më 9 maj”.

Ndryshe, zgjatja e orarit të anëtarëve të KQZ-së do fillojë nga ora 8:00 deri në orën 18:00.