Ahmeti emëron tri drejtoresha të reja në komunën e Prishtinës, zbulon emrat!

Ahmeti emëron tri drejtoresha të reja në komunën e Prishtinës, zbulon emrat!

Aktuale March 26, 2019 - 19:35
Lexo tjera detaje

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë publike emrat e tri drejtoreshave të reja në Komunën e Prishtinës, për të cilat thotë se nuk u emëruan veç pse janë gra por se këto tri drejtoresha janë të përgatitura për të kryer me profesionalizëm punën e tyre, shkruan "Zëri.Info".

Ahmeti në Facebook ka treguar se Medina Braha është emëruar drejtore e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli drejtoreshë e Kulturës si dhe Vasilika Zotaj drejtoreshë e Administratës.

Lexojeni shkrimin e plotë të Ahmetit:

Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkangjiten tre drejtore:

Medina Braha - drejtore e Shërbimeve Publike
Blerta Basholli - drejtore e Kulturës dhe
Vasilika Zotaj - drejtore e Administratës

Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga vajzat/gratë.

Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura.

Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve.