Vazhdojnë sulmet e mediave në Shqipëri ndaj Cakajt: Ka zë fëmijëror

Vazhdojnë sulmet e mediave në Shqipëri ndaj Cakajt: Ka zë fëmijëror

Aktuale March 26, 2019 - 18:56
Lajmet e fundit nga vendi!

Disa muaj pas delegimit të detyrave si ministër i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj po vazhdon të jetë cak i mediave në Shqipëri.

Së fundmi, mediumi 27.al e ka cilësuar fëmijëror zërin e 27-vjeçarit nga Prishtina.

“Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka shkarkuar 20 punonjës të shërbimit diplomatik, sepse sipas direktivës më të fundit të qeverisë ka nisur lufta ndaj nepotizmit ose më mirë ndaj njerëzve të Ditmir Bushatit, i cili është kundër korrigjimeve të kufinjve.  Vetë Cakaj me zërin e tij fëminor ka thënë”, shkruan ky medium, teksa vazhdon me citatin e Cakajt.

“‘Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik. Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale'”, vazhdon shkrimi.

Cakaj është përballur me presion nag mediat në Shqipëri që prej se emri i tij filloi të lakohej si zëvendësues i Ditmir Bushatit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. /Insajderi