Haradinaj: Çështja e trashëgimisë mbetet tabu në pjesët rurale
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Çështja e trashëgimisë mbetet tabu në pjesët rurale

Aktuale March 26, 2019 - 11:41
Lexo Detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se tashmë janë hequr shumë tabu sa i përket trashëgimisë së grave, por kjo tabu mbetet më shumë e shprehur në pjesët rurale.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në Edicionin e 7-të të konferencës "Java e Gruas 2019", që filloi sot, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID-it dhe Zyrës së Kryeministrit.

“Janë hequr shumë tema tabu që kanë ekzistuar, por megjithatë, në pjesën rurale është çështja e trashëgimisë, ku numri i femrave që kanë posedim një pronë ose që marrin trashëgimi prej prindërve, nuk është sa e djemve”, tha Haradinaj, njofton Zyra e Kryeministrit, përcjell zeri.info.

Tutje ai tha se në të gjithë rrugëtimin e tij në politikë i është kushtuar rëndësi e veçantë përfaqësimit të femrës.

“Kam qenë pjesë e diskutimit kur është diskutuar ideja e kuotës për përfaqësimin e femrës dhe pas një debati, pune të përbashkët, kuota e përfaqësimit është kthyer në një normë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se bindja se duhet të përkrahet femra kosovare në vendimmarrje, në përfaqësim, ka evoluar shumë.

Image