Ismaili: Hiqet Lista e Pritjes për CT në Mushkëri në QKUK

Ismaili: Hiqet Lista e Pritjes për CT në Mushkëri në QKUK

Aktuale March 26, 2019 - 09:12
Lexo Detajet

Lista e Pritjes për CT në mushkëri, pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr.

Më herët, qytetarët kanë pritur deri në dy muaj t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimit të tyre, një kohë e gjatë që e ka shtyrë trajtimin, duke ndërlikuar procesin e shërimit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK. Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj që t’i diagnostikojnë shkaqet e sëmundjes së tyre. Tani të gjithë ata mund ta marrin këtë shërbim brenda dy ditëve. Kjo do të shkurtoj edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do ti mbrojë ata nga shpenzimet e shumta financiare”, ka shkruar ministri Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar po angazhohen, që gjatë këtij viti të hiqen listat e pritjes edhe për shërbimet tjera që ofrohen në QKUK.