Dialogu mund të mos vazhdojë deri pas zgjedhjeve të BE-së

Dialogu mund të mos vazhdojë deri pas zgjedhjeve të BE-së

Aktuale March 25, 2019 - 11:30
Lexoni detajet

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë javës së kaluar kanë kërkuar vazhdimisht të luftohet korrupsioni, nepotizmi, por asnjë fjalë nuk e kanë thënë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Për shkak të zhvillimeve politike në Serbi dhe në BE, ku pritet të mbahen zgjedhjet në maj të këtij viti, vlerësohet se çështja e taksës po lihet në plan të dytë, shkruan sot gazeta "Zëri".

 

Sipas Violeta Haxhollit, aktualisht asnjëra palë nuk po shfaq gatishmëri që dialogu të vazhdojë. Ajo më tej ka vlerësuar se gjatë muajit që vjen mund të ketë përpjekje të serishme për të vazhduar dialogu, por po ashtu ka gjasa që ky proces të mos vazhdojë deri pas zgjedhjeve të brendshme të BE-së, gjegjësisht pas muajit maj të këtij viti. 

LEXO EDHE: Kërkohet luftë ndaj korrupsionit, taksa në plan të dytë

Ndërkohë njohësi i çështjeve politike Arton Demhasaj ka konsideruar se presioni i ndërkombëtarëve për heqjen e taksës është ndërprerë, por kjo nuk nënkupton zbehje të kërkesave të ndërkombëtarëve për pezullim të tarifës.

“Nuk besoj se është zbehur presioni ndërkombëtar për ta hequr taksën. Por besoj që i është dhënë një afat Qeverisë së Kosovës që për një kohë të marrë një vendim lidhur me këtë”, ka deklaruar ai. Ndaj po qe se presioni ndërkombëtar vazhdon të shtohet në ditët në vijim, sipas Demhasajt Qeveria duhet ta shikojë mundësinë e pezullimit të tarifës./ZERI