Vuçiq frikësohet se mund të bombardohet përsëri
FOTO: Laura Hasani

Vuçiq frikësohet se mund të bombardohet përsëri

Aktuale mars 23, 2019 - 17:47
Lexoni detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur rreth bombardimeve të NATO-s gjatë vitit 1999, duke thënë se ato ishin një agresion, dhe s enuk duhet pasur frikë për ta thënë një gjë të tillë.

“Unë jam krenar që ne nuk jemi të turpëruar. Ne jemi viktimë, sepse të gjithë ne ishim terrorizuar nga e quajtura kampanjë e NATO-s, jo vetëm bombardim, si të ishte fushat tepër zgjedhje. Ai ishte agresion i NATO-s, dhe ne mund ta themi atë”, ka thënë Vuçiq, shkruan ‘blic’, transmeton Express.

Këto deklarata i ka bërë derisa e ka vizituar ndërtesën e RTV Vojvodina, duke shtuar se Serbia duhet të ketë besim në të ardhmen e saj, sepse sipas tij vendi është rikuperuar nga ajo kohë, dhe se tashmë po forcohet ekonomikisht e ushtarakisht.

“Unë po e dërgoj një mesazh të qartë, që gjëra të tilla të mos përsëriten kurrë më. Unë them që ne kemi nevojë për raporte të mira me NATO-n, dhe të mos e sjellim Serbinë në një pozicion të tillë kurrë më. Por gjithashtu është e rëndësishme të mos harrojmë krimet që janë kryer kundër popullit dhe fëmijëve tonë. Dikush qëndroi me popullin e tij atë ditë, ndërsa dikush shkoi në Washington”, ka përfunduar Vuçiq.

Ndryshe nga Vuçiq dhe Serbia, bota demokratike mendon se vendimi për të bombarduar Jugosllavinë ishte një vendim i drejtë.

Këtë e ka thënë sot ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Masss. Ai thotë se duke parë të gjithë vrasjet masive, ishte detyrim që të bashkoheshin  në bombardime.

Ai thotë se nuk e imagjinon dot, se çfarë do të mund të ndodhte nëse nuk do të ishte ajo ndërhyrje.