Shkolla Mehmet Akif ndan 80 bursa për fituesit në garën e kimisë dhe anglishtes

Shkolla Mehmet Akif ndan 80 bursa për fituesit në garën e kimisë dhe anglishtes

Aktuale March 23, 2019 - 15:42
Lexo Detajet

Pas mbajtjes me sukses të garave në lëndën e kimisë dhe gjuhës angleze sot shkollat Mehmet Akif ndanë 80 bursa për nxënësit fitues në këto gara. Bursat u ndanë për shkollat e mesme në Mehmet Akif-Lipjan dhe Mehmet Akif-Prizren.

Në një ceremoni ku morën pjesë qindra vetë, të gjithë nxënësit me plot emocione gëzimi morën edhe nga një cerfitikatë që u ndanë nga drejtorët e shkollave.

Ndërkaq zv.Drejtori i Shkollave Mehmet Akif, Nazmi Ulus u shpreh gjatë ceremonisë se përballë tij po sheh të ardhmen e Kosovës.

“Po shoh mjekë të ardhshëm, po shoh jurist të ardhshëm, inxhinierë, politikanë të ardhshëm që do të dalin nga shkollat tona. Ne edhe pas shumë vitesh vazhdojmë traditën që pjesë e jona të bëhet nxënës me shpirt garues dhe të zotë. Pasi të nisin mësimet këta nxënës do të dalin me sukses edhe në olimpiadat ndërkombëtare në SHBA, Evropë etj.” tha ai.

Në ceremoni ishte pjesmarrës edhe zyrtari i Ministrisë të Arsmiti Fehmi Krasniqi i cili garantoi pjesëmarrësit se shumë nxënës të këtyre shkollave kanë fituar në shumë faklutete, si vendore dhe ndërkombëtare.

“Sot nuk e kam të vështirë të flas për shkollat Mehmet Akif pasi ka vite që e njohim punën e tyre. I falenderoj drejtuesit e kësaj shkolle. Këtu kanë studiuar shumë nxënës që më pas kanë fituar në universitete shumë të mira” tha ai.

Por, testet dhe garat sapo kanë nisur për shkollën Mehmet Akif. Tashmë më 20 prill do të mbahet Provimi Pranues për klasat e nënta, dhe e veçanta e sezonit të ardhshëm është se ka tepër oferta të mira në çmime.

Ndërkaq, nxënësit e Mehmet Akif-Prizren po përgatiten të garojnë në Rumani pas daljes me sukses në garën e ASAF që u mbajt në tiranë, kurse nxënësit e Mehmet Akif- Lipjan dhe Gjakova janë pranuar që të garojnë në SHBA në olimpiadën Genius.

Shkollat Mehmet Akif vazhdojnë të jenë një vatër e dijes për nxënësit e Kosovës dhe zv.drejtori Nazmi Ulus edhe njëherë sot e ritheksoi: “Tradita Vazhdon”.

Image

Image

Image

Image