Hoti reagon pas miratimit të Rezolutës për lojërat e fatit

Hoti reagon pas miratimit të Rezolutës për lojërat e fatit

Aktuale March 22, 2019 - 17:44
Lexoni detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka mirëpritur votimin e Rezolutës së kësaj partie për ndalimin e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në një periudhë 10-vjeçare, raporton “zëri.info”.

Sipas Hotit me miratimin e kësaj rezolute i është dhënë një goditje qeverisë duke përmendur kështu edhe dokumentin e publikuar nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ku parashihet votimi i ligjit të ri për lojërat e fatit i cili i ndalon lojërat e fatit.

LEXO EDHE: Mbyllen 35 lokale të lojërave të fatit

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Sot, me propozim te LDK-se, Kuvendi ka vendosur te liroje rruget dhe lagjet nga lojerave te fatit, qe kane luajtur me fatin e qytetareve dhe familjeve.

Sot i kemi dhene goditje nje mentaliteti qeverises te kazinove dhe lojerave te fatit, sic paraqitet ne Koncept Dokumentin e Qeverise Haradinaj per lojerat e fatit te miratuar ne Qeveri me 11 dhjetor 2018.

Kjo eshte rezoluta qe eshte miratuar sot ne Kuvend, me propozim te LDK-se:

1. Qeveria te nise menjehere procedurat ligjore per pezullim te menjëhershem te aktivitetit te të gjitha llojeve te lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës dhe

2. Qeveria, brenda 30 dite, te sjelle ne Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare. /ZËRI