Thaçi: Vrasja makabre në Bazel ka tronditur Zvicrën e Kosovën

Thaçi: Vrasja makabre në Bazel ka tronditur Zvicrën e Kosovën

Aktuale March 22, 2019 - 13:57
Lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vrasës së 7-vjeçarit në Zvicër.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit, ka thënë se e gjithë Kosova dhe Zvicra, do të lutet për të.

“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të”, ka shkruar Thaçi.

Vrasja që ndodhi dje në Basel të Zvicrës, ka tronditur tërë vendin. U vra I.M nga Lipjani i Kosovës, vetëm 7-vjeçar. Krimin dyshohet se e ka kryer një 75-vjeçare, për të cilën mediat zviceranë po shkruajnë se është me probleme mendore.

Ende nuk dihet motivi për vrasjen makabre të djaloshit shqiptar në Bazel. Por, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime mbi përgjegjshmërinë penale të gruas që ka marrë mbi vete vrasjen.

Aktualisht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj, njoftojnë mediet zvicerane.