Veseli - Kurteshit: O Sami sa zonin e madh e ki, nuk po ta jap fjalën

Veseli - Kurteshit: O Sami sa zonin e madh e ki, nuk po ta jap fjalën

Aktuale March 22, 2019 - 13:23
Lajmet e fundit nga vendi!

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit gjithë i del “problem” me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot Veseli  e pat një përplasje me Sami Kurteshin.

Kur ky i fundit ka kërkuar debat në seancën e jashtëzakonshme lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, ka insistuar që të debatojë, mirëpo shefi i Kuvendit ka kërkuar nga ky i fundit që të ul zërin, sepse sipas tij ka përfunduar pjesa e debatit.

“ O Sami sa zonin e madh e ki…. tash po më vjen keq, kom respekt për Samin, por ndërmend nuk e kom me ia dhënë fjalën pa u ndal.  Sami ndalu,  se po flet shumë të lutem respekt. Z. Kurteshi, qetësohu pak bre, vetëm pak, a ka mundësi një minutë, më shumë po flet ti se unë në mikrofon. Mos t’ia humbin hijeshinë z.Kurteshi”, ka thënë ai.