Sherifi: Mbyllja e kazinove nuk përfundon vetëm me ligj

Sherifi: Mbyllja e kazinove nuk përfundon vetëm me ligj

Aktuale March 22, 2019 - 12:13
Lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për pezullimin e lojërave të fatit u shpreh se mbyllja e tyre nuk do të përfundojë vetëm me ligj, raporton Zëri.info.

“Ne duhet të bëhemi gati që ta luftojmë atë në njërën anë që ajo të mos e vazhdojë punën në forma ilegale sepse njerëzit që kanë krijuar varësi do ta kërkojnë atë ku është e ku nuk është”, tha Sherifi.

LEXO EDHE: Konjufca kërkon nga qeveria të hiqet konceptdokumenti i Qeverisë për lojërat e fatit

Ai tha se për ta luftuar këtë dukuri duhet bashkëpunim i Qeverisë me Kuvendin.

“Le të ndalemi te ajo që jemi marrë vesh dhe ta mandatojmë qeverinë që ti marrë masat e duhura por gjithsesi në proces të ardhshëm duhet të bëhemi bashkë kuvend e qeveri që ta luftojmë këtë dukuri”, ka thënë Sherifi. /ZERI