Haradinaj kërkon mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

Haradinaj kërkon mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

Aktuale March 22, 2019 - 09:09
Lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po deklarohet se përkrah propozim rezolutën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për pezullim të aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ditë më parë ka kërkuar inicim të procedurave të nevojshme që do të rezultonin me mbyllje dhe pezullim të aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

“Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, për pak ditë në Kosovë, në kazino janë vrarë dy persona, njëri në Suharekë dhe një në Lipjan.

Në anën tjetër, deputetët e Kuvendit sot nga ora 11:00 kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.