Fushë Kosova gjashtë orë pa ujë të pijshëm

Fushë Kosova gjashtë orë pa ujë të pijshëm

Aktuale March 21, 2019 - 23:50
Lexo Detajet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë duke filluar nga ora 09.00 deri në orën 15.00.

Ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të punimeve teknike në kyçjen e gypit me diametër fi 600 mm nga Operatori Alfa.

Këto punime po zhvillohen në kuadër të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për një jetë më të mirë e më të lehtë për të gjithë qytetarët.

Ujësjellësi Prishtina zotohet se maji do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës, një pjesë e të cilëve deri më tash nuk janë furnizuar me ujë 24 orë.