SBASHK'u përfundimisht vendos për orët e humbura

SBASHK'u përfundimisht vendos për orët e humbura

Aktuale March 20, 2019 - 19:03
Lexo Detajet

Përkundër afatit të dhënë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, që SBASHK-u të reflektojë për të kompensuar orët e humbura gjatë grevës, kjo sindikatë vazhdon të refuzojë një gjë të tillë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për KosovaPress se nuk do të ndërrojnë qëndrimin e tyre derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të marrë vendimin për padinë që i kanë bërë ministrit Bytyqi.

“SBASHK-u ka qëndrim që moti nga Këshilli Drejtues që orët e humbura në grevë nuk kompensohen derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të vendosë lidhur me padinë që i kemi bërë ministrit Bytyqi. As pranveror, as ditëve tjera”, ka thënë ai.

Jashari thotë se një gjë të tillë nuk ua obligon as ligji. “Ligji i grevave nuk na obligon për t’i mbajtur orët dhe konsiderojmë se kësaj here orët nuk do të kompensohen”, ka shtuar ai.

Ministri Shyqyri Bytyqi ka marr vendim që 15 ditët mësimore të humbura gjatë grevës në arsim të kompensohen, do të punohet 5 të shtune, 5 ditë të kompensohen me pushimin pranveror dhe për 5 ditë të shtyhet përfundimi i vitit mësimor.