Mogherini flet pak për dialogun Kosovë-Serbi

Mogherini flet pak për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale March 20, 2019 - 09:52
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka thënë se janë dy opsione për krerët e Ballkanit Perëndimor – të bëjnë diçka ose mos të bëjnë asgjë.

“Nëse je udhëheqës politik në një vend të komplikuar dhe në një rajon të komplikuar, mund të zgjedhësh të gjesh nivelin më të lartë për të arrit më të mirën për popullin tënd, ose të presësh kohë më të mira”, ka thënë Mogherini. 

Ajo këto komente i ka bërë gjatë një takimi me Këshillin e Stabilizimit dhe Shoqërimit të BE-së, shkruan agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Mes tjerash ajo është pyetur edhe për ri-nisjen dhe finalizimin e mundshëm të dialogut Kosovë-Serbi, përfaqësuesja e lartë e BE-së tha se bashkësia ndërkombëtarë po ndjek nga afër zhvillimet në rajon.

Ndryshe, Serbia vazhdon të mohoj se do të ketë takim me përfaqësuesit e lartë të Kosovës deri në largimin e taksës së 100% e cila hyri në fuqi nga Qeveria e Kosovës më 21 nëntor 2018. /Lajmi