Mali i Zi furnizon me armatim Ushtrinë e Kosovës

Mali i Zi furnizon me armatim Ushtrinë e Kosovës

Aktuale mars 19, 2019 - 13:16
Lexoni detajet e fundit

Mali i Zi planifikon që deri në vitin 2020 të shes një pjesë të armëve dhe pajisjeve të vendosura në magazinat e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore, dhe ndër blerësit më të interesuar është Kosova, raporton portali serb “Alo”, transmeton zeri.info 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi, deri në fund të vitit të ardhshëm, planifikohet shitja e 400 copë të raketave anti-tank të tipit “Zola”, 581 raketa të tipit “Malutka”, 19 sisteme të raketave portative “Strela 2M" dhe 30 minahedhës të kalibrit 82 milimetra, të cilat gjenden në depon në Brezovik. 

“Për shkak të faktit se bëhet fjalë për pajisjet të destinuara kryesisht për këmbësori, si edhe me datë relativisht të vjetër të prodhimit, çmimi është më shumë se i përballueshëm, dhe në Prishtinë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira me Malin e Zi, praktikisht tashmë kanë bërë “pazar” se për çfarë ata janë më të interesuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me sistemet të mbrojtjes kundërajrore “Strela 2M”, të cilat mund të përdoret kryesisht kundër helikopterëve, dhe sipas portalit serb në rast të një konflikt të mundshëm mund të përdoren kundër avionëve serb, por edhe raketa të tipit “Malutka”, theksojnë burimet serbe. Ushtria e Kosovës është gjithashtu e interesuar në blerjen e automjeteve të blinduara luftarake. Sipas të dhënave nga dokumenti, në depon në Danilovgrad ekzistojnë tre automjete të blinduara M81, gjashtë armë anti-tank dhe pesë transportues luftarake që janë tepricë.

Gjithashtu vlen të theksohet se Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boskoviq, kur e vizitoi Prishtinën vitin e kaluar, e quajti Kosovën “një mik të vërtetë” dhe çështja e formimit të ushtrisë u konsiderua si “çështje e brendshme e një vendi fqinjë”, dhe më pas u hap çështja e blerjes së armëve./Zeri