Isufi flet për punësimet partiake dhe familjare të AAK’së

Isufi flet për punësimet partiake dhe familjare të AAK’së

Aktuale March 18, 2019 - 23:40
Lexo Detajet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmeti Isufi ka folur për punësimet e shumta familjare. Thotë se kjo është dukuri që nga paslufta që i ka përcjellë krejt partitë që kanë qenë në pushtet.

“Kjo nuk është e sodit. Si temë është prej pasluftës. Dihet kush pa pasur pushtetin më shumë’, tha Isufi në T7.

Gjitë këtë çështje e quan propagandë kundër qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Gjithë kjo është propagandë kundër Haradinajt që po e bën kthesën e madhe në të gjitha fushat’, tha Isufi.

‘Kjo është tentim për ikje nga temat e rëndësishme të vendit për të ndryshuar kahjen e zhvillimeve”, tha ai.