Ish-ministri i Jashtëm serb: Vuçiq i ka premtuar perëndimit se do t’i sigurojë Kosovës ulësen në OKB

Ish-ministri i Jashtëm serb: Vuçiq i ka premtuar perëndimit se do t’i sigurojë Kosovës ulësen në OKB

Aktuale March 18, 2019 - 22:37
Lexo Detajet

Serbia tash e një kohë të gjatë është mbërthyer nga protestat.

Çdo të shtunë, protestuesit në Beograd mblidhen në sheshet kryesore të kryeqytetit serb, ku kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e presidentit, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net.

Në të shumtën e rasteve  në këto protesta janë shpalosur edhe premtimet e parealizuara të presidentit serb karshi Kosovës.

E pikërisht Vuçiq po akuzohet se në kuadër të marrëveshjes me Kosovën, kësaj të fundit po do t’i japë ulësen në OKB.

Akuzat vijnë nga një lider opozitar që më herët kishte shërbyer si ministër i Jashtëm i Serbisë.

Vuk Jeremiq, tani kryetar i Partisë Popullore, po thotë se perëndimi nuk e do largimin e Vuçiqit, para se ky  i fundit përmes marrëveshjes me Kosovën, t’i sigurojë asaj ulësen në OKB.

“Perëndimi nuk e do largimin e Vuçiqit deri sa ai të realizojë premtimin e dhënëm e që është marrëveshja me Prishtinën që do t’i siguronte Prishtinës anëtarësimin në OKB”, ka thënë ai.

Sipas tij, përmes delimitimit të kufirit në bazë të marrëveshjes së propozuar nga Vuçiq, Serbia do ta humb përgjithmonë Kosovën.

Theksojmë se pikërisht Vuçiq ishte ai që kërkoi nga serbët e Kosovës ta përkrahin atë në protestat që po mbahen kundër tij.

Madje zyrtarë nga Lista Serbe ishin shprehur se janë të gatshëm t’i mbrojnë institucionet e Serbisë.