A u provua grushtshteti në Serbi? Vuçiq akuzon Haradinajn për protestat

A u provua grushtshteti në Serbi? Vuçiq akuzon Haradinajn për protestat

Aktuale March 17, 2019 - 13:48
Lexo tjera detaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç i cili mbajti një konferencë për media derisa jashtë Pallatit Presidencial protestohej kundër tij, tha se nuk do të lejojë që të përsëritet dhuna si natën e mbrëmshme në Radio Televizionin e Serbisë.

Për këtë që ka ndodhur ai nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, cili sipas tij i ka bashkëpunëtorët e tij në Beograd.

“Haradinaj kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes neve. Boshko Obradoviq është fashist i vogël, i cili mendon se me dhunë ndaj njerëzve mundet të arrijë diçka , ai e keqtrajtoi edhe bashkëpartiaken e tij, ai ndjen nevojë për të keqtrajtuar gra. Frikë nuk guxon të mbillet nga liderë huliganë e fashistë, unë do ti lus qytetarët që mos të bëhen pjesë e dhunës, sepse të gjithë do të përgjigjen para ligjit”, tha Vuçiq.