LDK dhe LVV paralajmërojnë protesta për dialogun
Foto: Laura Hasani

LDK dhe LVV paralajmërojnë protesta për dialogun

Aktuale March 15, 2019 - 14:26
Lajmet e fundit nga vendi!

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëroi sot se nëse nuk marrin përgjigjen e dëshiruar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në raport me ligjin për dialogun me Serbinë, atëherë sipas tij edhe protestat janë mjet demokratik të cilin mund ta shfrytëzojnë këto dy parti raporton "Zeri.info".

Ai tha se LDK dhe LVV do të shtjerrin të gjitha format tjera për ta kundërshtuar ligjin për dialogun dhe delegacionin shtetëror, mirëpo nëse këto nuk kanë efekt, as protestat nuk përjashtohen.

LEXO EDHE: LDK dhe LVV 'ankohen' në Kushtetuese për ligjin e dialogut

Ndërkohë kujtojmë se dy partitë opozitare, LDK dhe LVV dërguan sot në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për dialogun, pasi sipas tyre ky projektligj është antikushtetutes dhe në dëm të vendit. /ZERIImage 

Image 
Image