LDK dhe LVV 'ankohen' në Kushtetuese për ligjin e dialogut
Foto: Laura Hasani

LDK dhe LVV 'ankohen' në Kushtetuese për ligjin e dialogut

Aktuale March 15, 2019 - 14:22
Lajmet e fundit nga vendi!

Dy partitë më të mëdha në opozitë, LDK-ja dhe Vetëvendosja sot dërguan në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dialogun, i miratuar ditë më parë nga partitë në pushtet dhe partia tjetër opozitare, PSD për shkak se sipas tyre ky ligj përmban 8 nene antikushtetuese raporton "Zeri.info".

Këto dy parti pretendojnë që me këtë ligj është shkelur kushtetuta e Kosovës, andaj sipas tyre këtij dokument duhet t’i matet kushtetutshmëria nga organi më i lartë i drejtësisë.

Driton Selmanaj nga LDK theksoi se ku veprim i dy partive (LDK dhe LVV) erdhi për shkak të neneve që përmban projektligji për dialogun.

"Po e kontestojmë në tërësi këtë projektligj sepse ky është në kundërshtim të shumë neneve të kushtetutës", tha ai.

Selmanaj mes tjerash e quajti trupë antikushtetuese delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë.

"Përmes këtij projektligji po autorizohet një trupë antikushtetutese që të ketë autorizim mbi një proces siç është për tu arritur marrëveshja me Serbinë. Kjo përpjekje cenon rëndë parimin e ndarjes së pushteteve dhe kjo gjë nuk lejohet në asnjë nen të Kushtetutës së Kosovës", theksoi deputeti i LDK-së.

Ndërsa Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se ky projektligj i formuar nga partitë në pushtet dhe partia opozitare, PSD ka për qëllim të ndihmoj presidentin Thaçi në aventurën e tij të rrezikshme drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë./Zeri

Image 
Image