Veseli: Sulmi në Zelandën e Re po na bën më të bashkuar për ta luftuar terrorizmin

Veseli: Sulmi në Zelandën e Re po na bën më të bashkuar për ta luftuar terrorizmin

Aktuale mars 15, 2019 - 12:00
Lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi në Zelandën e Re ku mbetën të vdekur dhe të plagosur dhjetëra persona. Veseli ka shkruar se Kosova është pranë familjarëve të viktimave.

“Kjo ngjarje e dhimbshme na bën të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Express.

Reagimi i plotë i Veselit:

Sulmi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, është një akt terrorist i tmerrshëm, që goditi jo vetëm këtë vend, por gjithë botën e lirë e demokratike. Në këto momente të vështira, jemi pranë shtetit të Zelandës së Re dhe familjeve të viktimave. Kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit. Republika e Kosovës do të vazhdojë të japë kontributin e saj maksimal e të qëndrojë e vendosur përkrah SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë strategjikë në kuadër të koalcionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit dhe nderon sakrificat e partnerëve që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë.