Vetëvendosje kritikon ashpër punësimet në Termokos

Vetëvendosje kritikon ashpër punësimet në Termokos

Aktuale mars 15, 2019 - 11:50
Lajmet e fundit nga vendi!

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë ka mbajt konferencë për medie në lidhje me punësimet partiake ne ndërmarrjen Termokos.

Sekretari i LVV në qendrën e Prishtinës Valdrin Ahmeti tha se ndërmarrjet publike janë duke shfrytëzuar mundësin që të punësojnë familjar raporton “Zëri.info”

“Ndërmarrjet publike në Kosove nga ata që e qeverisin si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal janë konsideruar vetëm mundësi si zhvatje,  punësimin e familjarëve e keqpërdorimeve dhe punësimeve partiake” tha Ahmeti.

“Sot jemi këtu që ti denoncojmë Punësimet në ndërmarrjen Termokos të cilat janë kryer nga ish kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje  Naser Canolli i cili ka qenë i instaluar nga PDK në këtë ndërmarrje publike”

Arben Canolli, Maliq Hyseni, Përparim Fazliu, Marigona Canolli etj ishin disa nga familjarët e përmendur nga ai të cilët ishin të punësuar nga Naser Canolli kur ka qenë kryeshef ekzekutiv. /Zeri