MPJ reagon për sulmin terrorist në Zelandë të Re

MPJ reagon për sulmin terrorist në Zelandë të Re

Aktuale mars 15, 2019 - 11:33
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar ashpër sulmin trishtues terrorist, që ndodhi të premten në dy xhami në Zelandën e Re, dhe i cili la të vdekur 49 persona.

“Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, që humbën më të dashurit e tyre nga ky sulm i ulët dhe qyqar dhe qëndron pranë popullit dhe Institucioneve të shtetit mik “në njërën nga ditët më të zeza të Zelandës së Re”, siç u vlerësua edhe nga vet Kryeministrja e këtij shteti, Jacinda Ardern”.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i bashkuar dhe i vendosur në luftën e përbashkët kundër së keqes, dhe nuk duhet të lejohet që sulmet terroriste, të krijojë ndarje, ndjellë frikë apo nxisin urrejtje brenda shoqërive dhe komuniteteve ku jetojmë”, thuhet në reagimin e MPJ-së.