LDK-ja dhe VV-ja sot do ta dorëzojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

LDK-ja dhe VV-ja sot do ta dorëzojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

Aktuale mars 15, 2019 - 10:46
Lajmet e fundit nga vendi!

Dy partitë më të mëdha në opozitë, LDK-ja dhe Vetëvendosja sot do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dialogun, i miratuar ditë më parë nga partitë në pushtet dhe partia tjetër opozitare, PSD.

LDK dhe Vetëvendosje pretendojnë që me këtë ligj është shkelur kushtetuta andaj sipas tyre këtij dokument duhet t’i matet kushtetutshmëria nga organi më i lartë i drejtësisë.

Për këtë shkak, partitë kanë thirrë konferencë të jashtëzakonshme në ora 14:00.