Hoti reagon ndaj kërcënimeve të Daçiq për ndërhyrje me ushtri në Veri

Hoti reagon ndaj kërcënimeve të Daçiq për ndërhyrje me ushtri në Veri

Aktuale mars 14, 2019 - 18:28
Lajmet e fundit nga vendi!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj gjuhës kërcënuese që Serbia po përdorë karshi Kosovës.

Hoti ka përmendur rastin e fundit të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht në veri të Mitrovicës, në rast të ndonjë përpjekje për të Kosovës për ndonjë ‘sulm’ kundër serbëve  dhe ndonjë tentimi për të ‘zaptuar’ Trepçën, transmeton "Zëri.info". 

“Çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Serbia, siç është rasti i fundit me kërcënimin e ministrit të Jashtëm serb për ndërhyrje në veri të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Ata e dinë se Kosova tani e ka ushtrinë e vet, dhe se KFOR është ende në Kosove. Prandaj, edhe ata e dinë se këto kërcënime janë boshe”.

“Por, kjo gjuhë kërcënuese tregon se arritja e marrëveshjes në mes të dy vendeve është ende larg. Kjo gjuhë duhet të ndalet para çfarëdo dialogu. BE-ja duhet të reagojë”./ZERI