Gaxherri: Delegacioni Shtetëror në luftë të brendshme

Gaxherri: Delegacioni Shtetëror në luftë të brendshme

Aktuale March 14, 2019 - 11:10
Lexo tjera detaje

Vizita e fundit në Bruksel e bashkëkryesuesve të Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmetit, nuk i ka pëlqyer anëtarit të këtij Delegacioni Enver Hoxhajt. Analistët politikë vlerësojnë se nëse në fazën fillestare ka mospajtime të tilla, atëherë s’mund të ketë unitet për tema më të vështira, shkruan Gazeta "Zëri".

deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, duke folur për Delegacionin Shtetëror ka thënë për “Zërin” se ky ekip nuk ka kapacitet të merret me një çështje aq të madhe sa është dialogu me Serbinë. Prandaj siç ka thënë Gaxherri për të dalë nga kjo situatë zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

LEXO EDHE: Përçahen negociatorët

 “Jo vetëm përplasjet brenda Delegacionit, por edhe brenda koalicionit qeverisës janë tashmë të padurueshme, përpos që janë të dëmshme për vendin. Duke u bazuar në gjitha këto ne po kërkojmë çdo ditë që vendi të shkojë në zgjedhje, sepse nuk ka zgjidhje tjetër të problemit. Këta nuk janë të interesuar të zgjidhet asnjë problem i vogël ditor e lëre më çështjen jetike, siç është dialogu me Serbinë”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta "Zëri".

Kurse përçarjet brenda këtij Delegacioni Gaxherri i ka quajtur luftë të brendshme e koalicionit qeverisës.  “Këta po na bëjnë të kuptojmë se janë shumë joseriozë dhe kanë luftë përbrenda vetes më shumë sesa janë të fokusuar për zgjidhjen e problemit me Serbinë”, ka potencuar deputetja e LDK-së./ZËRI