Daçiq paralajmëron intervenimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës

Daçiq paralajmëron intervenimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës

Aktuale mars 13, 2019 - 11:42
Lexoni detajet e fundit

“Disa vende të BE-së nuk duan dhe vazhdojnë t’i thonë Ramush Haradinajt të mos heqë taksën. Ata duan të vazhdojë dialogu dhe kur të gjithë të ulen për të negociuar, atëherë të heqin taksën”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq për TV Pink, transmeton zeri.info

Daçiq thotë se Britania e Madhe nuk i dënon lëvizjet e Prishtinës dhe se mbajnë qëndrim për mos ndryshim kufijsh. Dhe Gjermania, shton ai, nuk është dakord me ndryshimin e kufijve, por nuk e mbështet atë që Haradinaj punon. “Britania e Madhe, sipas mendimit tonë, po e inkurajon Haradinajn që të mos heqë taksën, nuk i pëlqen ideja për kompromis dhe nuk i pëlqen fakti që nuk janë faktori kryesor. Ata propozojnë zgjidhje që nënkuptojnë se duhet ta pranojmë Kosovën në kuadër të kufijve ekzistues dhe që veriu i Kosovës të fitojë një autonomi të gjerë”, tha Daçiq.

Duke folur për aksionin e policisë së Kosovës “Unaza e çeliktë”, Daçiq ka thënë se ka paralajmëruar KFOR-in dhe NATO-në se Serbia do të intervenojë nëse sulmohen serbët në Kosovë. “Serbia nuk do të lejojë të sulmohen serbët në veri të Kosovës. Natyrisht, nuk do të lejojmë të sulmohen serbët në tërë Kosovën, por veriu është dëshira e tyre”, theksoi ai./Zeri