Vuçiq tregon çfarë i thanë njerëzit e Merkel, paralajmëron disa veprime të BE’së gjatë prillit

Vuçiq tregon çfarë i thanë njerëzit e Merkel, paralajmëron disa veprime të BE’së gjatë prillit

Aktuale mars 12, 2019 - 12:51
Lexo Detajet

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se këshilltarët e Kancelares Angela Merkel, që dje kanë qëndruar në Prishtinë e më pas kanë udhëtuar në Beograd, i kanë kërkuar Ramush Haradinajt që ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

Ndërkaq duke folur për takimin në Beograd, Vuçiq ka thënë se temë e bisedimeve kanë qenë raportet e Serbisë me Kosovën dhe ruajtja e stabilitetit dhe paqes në rajon. Vuçiq ka thënë se në muajin prill BE do të bëjë disa veprime që gjendja aktuale të ndryshojë pa përmendur se për çka është fjala.

“Nuk jemi afër ndonjë marrëveshjeje sepse nuk po negociojnë gjermanët por ne me ata (Kosovën), e negociata të tilla nuk ka” ka thënë Vuçiq.

Shefi i shtetit serb ka thënë se nuk beson që taksa do të hiqet shpejt, sepse tij, Haradinaj konsideron se ka mbështetje të madhe në skenën politike për këtë, transmeton Express.

Vuçiq i ka përsëritur ankesat për platformën e Kosovës që është miratuar javën që shkoi.

“Platforma që e kanë miratuar është aq e keqe dhe për këtë i njoftova këshilltarët gjermanë me qëndrimin e Serbisë u thashë se është aq e tmerrshme sa nuk shoh që kjo do të ndryshojë në të ardhmen. Platforma përcillet me akte ligjore, ka fuqi obligative ...aty ka shumë kushte të tmerrshme ndaj Serbisë” ka thënë Vuçiq.

“Ata më thanë se pa asnjë ekuivokë kanë kërkuar që të hiqet taksa, që është me rëndësi pasi janë shteti më i fuqishëm europian,  dhe pres që gjatë prillit të ketë lëvizje të reja nga BE në mënyrë që gjërat të ndryshojnë në terren dhe do të shohim nëse kjo do të çojë deri në heqjen e taksës” ka shtuar ai.