Haradinaj dhe Zemaj përplasen në seancë

Haradinaj dhe Zemaj përplasen në seancë

Aktuale mars 12, 2019 - 12:12
Lexo Detajet

Deputeti i Lidhjes Demokratike Armend Zemaj përmes një barcolete theksoi se si  Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i heshtë keqperdorimet me buxhetin e shtetit, por kjo nuk u prit mir nga deputeti i koalicionit Qeverisës, Daut Haradinaj i cili i quajti pallavara fjalët e Armend Zemajt. Haradinaj tha se nëse dikush prej tyre i ka të dokumentuara ato që po thotë atëherë le t’ia dërgojë prokurorisë.

“Sa i përket shpenzimit të mjeteve në rastin e pavarëssë kushdo që ka dilema atëherë le ti bëjë thirrje prokurorsisë, por sot nuk kemi asnjë raport me shkrim se si janë shpenzuar dhe ne debatojmë kot. Çdo diskutim, Çdo debat është i mirëseardhur por jo duke na treguar batuta e pallavra të Rekës së Keqe”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo deputeti Zemaj tha se saherë flitet për zhavatje të buxhetit dikujt i vie nxehtë dhe tmerrohet nga këto tema.

Saherë flasim për zhavteje të buxhetit dikujt i vije nxehtë anadaj është mirë që tema që po debatojmë është e kuvendit i takon deputetëve të diskutojnë për keqpërdorimet që i bën Qeveria. Cdokush që mundohet të interferojë apo të interpretojë në ndonjë mënyrëë tjetër është e padrejtë dhe e papranueshme”, ka thënë Zemaj

Ndërsa Haradinaj tha se shpreson që së paku Zemajt t'i vije “fllad” pas këtyre temave.

“Unë bëj thirrje që të diskutohet për atë që e jemi thirrur, nëse mu po më vjen nxehtë atëherë këtij shpresoj që po i vije fllad”, ka thënë ai./Zëri