Hoxhaj: Joserioze mungesa e opozitës në diskutimin për platformë

Hoxhaj: Joserioze mungesa e opozitës në diskutimin për platformë

Aktuale March 07, 2019 - 15:23
Mëso detajet!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur joserioze mungesën e opozitës në Kuvend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh anëtar i delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë në seancën e sotme të kuvendit për miratimin e platformës për dialogun ka thënë se miratimi i rezolutës për emërimin e delegacionit shtetëror për dialog, leximi i parë i ligjit për delegacionin shtetëror, përgjegjësitë dhe kompetencat e tij, sikurse edhe sot platformë që është para jush në Kuvend kanë pasur për qëllim krijimin e një uniteti të mendimit dhe të veprimit politik.

“Gjatë tërë vitit 2018, ka qenë kërkesë e partive të koalicionit qeverisës dhe të atyre në opozitë që mandati dhe vendimmarrja për dialogun duhet të jetë në Kuvend”, tha Hoxhaj, raporton lajmi.net.

Hoxhaj deklaroi se mungesa e opozitës sot në seancë për një temë kaq madhore e cila ka të bëjë me përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës është mungesë e përgjegjësisë.

“Kjo seancë e sotme, nuk ka të bëjë shumë me tekstin e platformës, por me mungesë besimi në procesin e dialogut. Unë jam i mendimit që përparimet dhe për qëllimet strategjike ka një pajtim të plotë, por ajo cka shfaqet si mospajtim është mungesa e vullnetit për t’i besuar procesit dhe epilogut të tij”, ka thënë Hoxhaj para deputetëve në seancë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se teksti i platformës që përfshinë parime, temat e Kosovës në dialog, dhe qëllimet strategjike është një dokument i mirë i cili e deklaron dhe kornizon vullnetin tonë politik duke e shndërruar në qëndrim tonin zyrtar.

“2019 është një momentum për arritjen e marrëveshjes historike me Serbinë, me njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, përfundoi ai.