Hoxhaj pas takimit me delegacionin amerikan, kërkon pezullimin e taksës

Aktuale February 28, 2019 - 14:07
Lexoni detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar pas takimit me zyrtarët amerikanë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se takimi me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley, ishte një takim i shkëlqyer.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se është momenti i fundit për bartësit e institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës siç e quajti ai, dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën dhe hapur rrugë mundësisë për të arritur një marrëveshje gjatë këtij viti.

LEXO EDHE: Kosnett i thumbon politikanët e Kosovës me një thënie të Martin Luther King

Postimi i plotë i Hoxhajt pa ndërhyrje:

Takim i shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley.

U siguruam për përkushtimin amerikan që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Është momenti i fundit për ne si bartës të institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën dhe hapur rrugë mundësisë për të arritur një marrëveshje gjatë këtij viti.

Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë.

Kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta!