'SHBA mund të prishet me Qeverinë aktuale, por jo me Kosovën'

Aktuale February 22, 2019 - 21:35
Lexo tjera detaje

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se SHBA ende nuk po bën presion të lartë për heqjen e taksës.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qasja e partnerëve qeveritar karshi taksës është një “pat” pozicion.

“Askush nuk po di si të veprojë. AAK po e mbështet taksën, edhe për arsye partiake madje edhe personale siç e ka pranuar vet Haradinaj. Taksa po shkon në favor të AAK-së si parti, pasi ka përfitime të mëdha elektorale. Ndërsa PDK po insiston që taksa të pezullohet për të krijuar përshtypjen që është partia më e madhe në koalicion dhe nuk shkon kundër partnerëve ndërkombëtar siç është SHBA”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti ka thënë se po manipulohet me raportet me SHBA, pasi sipas tij ne jemi aq shtet e vogël sa që nuk mund t’i prishim këto raporte me SHBA.

“Nëse SHBA mund t’i prishë marrëdhëniet me një qeveri është në rregull në këtë rast me qeverinë aktuale, por jo me Kosovën sepse Kosova është produkt i Amerikës.

Sipas Mushkolajt presionet e Amerikës nuk janë aq të mëdha sa po mendohet, pasi herëve të kaluara SHBA ka “mbaruar punë” nga Dragodani.

“E kam një përshtypje se presioni i SHBA nuk është si ai që dinë të bëjnë zakonisht. Ne kemi pasur raste në vitet e kaluara kur presioni i SHBA ka qenë aq i madh sa që nuk kanë pasur nevojë të dërgohen letra nga zyrtarët e lartë, por ka mjaftuar Dragodani që çështjet të zgjidhen”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.